Bota

Fletarrestet e lëshuara për dy komandantët rusë, reagon Zelenskyy: Çdo autor i krimeve të tilla duhet të dijë se do të mbajë përgjegjësi

Zelenskyy thekson se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhër-arreste për komandantët e Aviacionit me Rreze të Largta dhe Flotës së Detit të Zi të Rusisë.

5 Mars 2024, 18:04 Nga E. D
Fletarrestet e lëshuara për dy komandantët rusë, reagon
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Pas urdhërarrestit të lëshuar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e njohur si ICC, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në platformën "X". 

Zelenskyy thekson se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhër-arreste për komandantët e Aviacionit me Rreze të Largta dhe Flotës së Detit të Zi të Rusisë.

"Çdo komandant rus që urdhëron sulme kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike duhet të dijë se drejtësia do të vihet në vend. Çdo autor i krimeve të tilla duhet të dijë se do të mbajë përgjegjësi. Drejtësia ndërkombëtare kërkon kohë, por është e pashmangshme. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që asnjë bishë ruse përgjegjëse për vrasjen e fëmijëve, grave dhe burrave ukrainas të mbetet e pandëshkuar. Dhe asnjë numër yjesh në rripat e shpatullave ose në dyert e kabinetit nuk do t'i pengojë ata të mbahen përgjegjës," ka shkruar Zelenksyy. 

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll