Politike

Kërkuan ndryshim të masave të sigurisë, Gjykata e Lartë refuzon rekurset e Berishës dhe Malltezit

Malltezi dhe Berisha ndodhen në arrest shtëpie pasi akuzohen si të përfshirë në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani".

5 Mars 2024, 15:45 Nga r.ll
Kërkuan ndryshim të masave të sigurisë, Gjykata e Lartë
sali berisha dhe jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Avokatët e tyre kishin bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë. 

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës për heqjen e masës arrest në shtëpi për Berishën dhe Malltezin në 8 mars në orën 09:00.

Dyshja ndodhen në arrest shtëpie pasi akuzohen si të përfshirë në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani". Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll