Politike

SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, GJKKO tërhiqet për të marrë vendimin për Belerin

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se hetimi dhe akuzat kundër tij janë sajesa qesharake.

5 Mars 2024, 13:41 Nga I.A

SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, GJKKO tërhiqet për të

TIRANË- Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës Fredi Beleri. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se hetimi dhe akuzat kundër tij janë sajesa qesharake.

Ndërkohë që SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, pasi mbi të rëndojnë akuzat e shit-blerjes së votave. Ndërsa për Kokaveshin ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

gjkko fredi beleri

Sondazh

Poll