Politike

GJKKO shpall vendimin, Beleri dënohet me 2 vite burg

GJKKO ka shpallur fajtor Belerin dhe e ka dënuar me 2 vite burg.

5 Mars 2024, 15:22 Nga I.A

GJKKO shpall vendimin, Beleri dënohet me 2 vite burg

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. GJKKO ka shpallur fajtor Belerin dhe e ka dënuar me 2 vite burg.

GJKKO ka dënuar dhe e 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Sondazh

Poll