Politike

Beleri dënohet me 2 vjet burg/ "Skandal t'i pritet fjala të pandehurit", avokati: Vendim politik, do e ankimojmë patjetër

Sipas tij kryetari i seancës ishte vazhdimisht në tension, ku dhe i ndërpreu fjalën Belerit.

5 Mars 2024, 15:29 Nga r.ll
Beleri dënohet me 2 vjet burg/ "Skandal t'i pritet fjala të
geni gjyzari

TIRANË- Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas përfundimit të seancës, ku tha se e prisnin vendimin për kryebashkiakun e Himarës. 

Sipas tij kryetari i seancës ishte vazhdimisht në tension, ku dhe i ndërpreu fjalën Belerit. Avokati tha se vendimi do ankimohet dhe se ishte vendim me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

"Ju e dëgjuat deklaratën e Belerit. Nëse shikoni sulmin më të vogël nga Beleri në fjalën e tij, jo ashtu si e artikuloi kryetari i seancës. Tensioni i kryetarit nuk na la dyshim që do dënohej me dy vjet. E padëgjuar ti ndërpritet fjala të pandehurit. Vendim politik, sic e porositi Rama. Prokuroria nuk solli asnjë provë. Katër ditë është ndjekur nga policia pa vendim prokurorie. Ky është skandal, dhe kjo është vërtetuar nga tabulatet. Do e ankimojmë patjetër.", tha avokati.

GJKKO shpalli para pak minutash vendimin për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gjykata ka shpallur fajtor Belerin dhe e ka dënuar me 2 vite burg. Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

geni gjyzari fredi beleri

Sondazh

Poll