Aktualitet

"Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë"/ Zbardhet diskutimi mes Fredi Belerit dhe gjyqtarit në seancën e GJKKO

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se akuza nuk qëndron dhe se SPAK duhet të tërheqë dosjen penale.

5 Mars 2024, 14:10 Nga S.B
"Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë"/ Zbardhet
Fredi Beleri

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u paraqit ditën e sotme në seancën e GJKKO-së. Gjykata vendosi të tërhiqet për vendimin e kryebashkiakut. Gjatë seancës Beleri ka deklaruar se akuza nuk qëndron dhe se SPAK duhet të tërheqë dosjen penale. Sipas Belerit e gjith çështja është politike dhe se arsyeja kryesore e arrestimit të tij ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të reja në Himarë si dëshirë e kryeministrit Rama. Përsa i përket proçesit gjyqësor, ai nuk ka qenë i rregullt sipas kryetarit të zgjedhur të Himarës, dhe pretendon se ka qenë i diskriminuar gjatë ktij proçesi. I bindur, Beleri tha se do e gjejë drejtësinë dhe këshilloi gjyqëtarët ti thonë jo nacionalizmit të sëmurë.

Pjesë nga diskutimi:

Beleri: Akuza nuk qëndron dhe SPAK duhet të tërheqë dosjen penale.

Çela: Mos anatemoni gjyqtarët, nuk keni asnjë punë me trupën gjykuese, nëse nuk bie dakord mund të apeloni

Beleri: U përdorën thëniet e një dëshmitari i dënuar për mashtrim. Kjo çështja ka qenë dhe është politike. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt gjyqësor. U ndodha para një diskriminimi.
Qëllimi i arrestimit dhe mbajtja në burg, është që Rama të mbajë zgjedhje të reja në Himarë. Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë. Gjyqtarë sot duhet t’i thoni jo naciononalizmit të sëmurë.

fredi beleri gjkko

Sondazh

Poll