Aktualitet

Ndërtime pa leje dhe posedim lëndësh narkotike/ Arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Elbasan

Rastet do t'i shqyrtojë Prokuroria e Elbasanit.

5 Mars 2024, 12:50 Nga S.B
Ndërtime pa leje dhe posedim lëndësh narkotike/ Arrestohet
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohet një 47-vjeçar dhe procedohen penalisht dy të tjerë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Arsyeja e arrestimit të 47-vjeçarit me inicialet Dh.R ishte ndërtimi pa leje në banesën e tij. Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë ku ndër tyre një 21-vjeçar pasi ju gjet një sasi droge në servisin e tij, dhe një 61-vjeçare për ndërtime pa leje në pronë. Rastet do t'i shqyrtojë Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime për ndërtimin e katit të dytë të banesës së tij, pa leje nga organet kompetente.        

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në ambientet e servisit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Gj., 61 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi në rrethimin e jashtëm të banesës së saj, u konstatuan punime ndërtimi të kryera pa leje nga organet kompetente. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan vepra penale

Sondazh

Poll