Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë një i mitur në Korçë për vepra të ndryshme penale

Në gjendje të lirë u procedua një i mitur 15-vjeçar pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar.

5 Mars 2024, 12:58 Nga S.B
Arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohet penalisht një i mitur në Korçë. Mësohet se 20-vjeçari ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe si pasojë i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Në gjendje të lirë u procedua një i mitur 15-vjeçar pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar. Për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë ndaluan shtetasin O. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce vepra penale shitje droge

Sondazh

Poll