Bota

Turqia arreston 7 persona me akuzën e spinazhit për Izraelin/ Ata janë shtetas të huaj të rekrutuar për të dhënë informacione për palestinezët në shtetin turk

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një detektiv privat dhe nëpunës civilë, akuzohen se kanë dhënë informacion mbi "qytetarët dhe bizneset e Lindjes së Mesme" me bazë në Turqi për një tarifë, raportoi Anadolu. 34 persona kryesisht të dyshuar për ndihmën e agjencive të inteligjencës izraelite për të përgatitur rrëmbime në tokën turke, ishin arrestuar në fillim të janarit në të gjithë Turqinë.

5 Mars 2024, 13:50 Nga S.N
Turqia arreston 7 persona me akuzën e spinazhit për Izraelin/ Ata
Foto Ilustrim

TURQI- Shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer spiunazh për Izraelin janë arrestuar në Turqi, dy muaj pas një vale të madhe arrestimesh, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë, Anadolu.

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një detektiv privat dhe nëpunës civilë, akuzohen se kanë dhënë informacion mbi "qytetarët dhe bizneset e Lindjes së Mesme" me bazë në Turqi për një tarifë, raportoi Anadolu.

34 persona kryesisht të dyshuar për ndihmën e agjencive të inteligjencës izraelite për të përgatitur rrëmbime në tokën turke, ishin arrestuar në fillim të janarit në të gjithë Turqinë.

Prokuroria e Stambollit kishte thënë se 12 të dyshuar të tjerë, të akuzuar për të njëjtat baza, janë ende në kërkim. Një burim sigurie i tha AFP se të dyshuarit, shumica e të cilëve janë shtetas të huaj, ishin rekrutuar si pjesë e operacioneve që synojnë palestinezët dhe familjet e tyre.

“Është vetëm fillimi... Turqinë do ta mësoni nga e mira”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan disa ditë më vonë, duke iu drejtuar Izraelit. Erdogan ka deklaruar se nuk ka asnjë dallim mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Adolf Hitlerit.

turqi palestinezet izrael spiunazh

Sondazh

Poll