Bota

 Jeff Bezos kryeson listën e indeksit global të milarderëve, Elon Musk mbetet i dyti

Sipas renditjes së publikuar dje, pasuria e Bezos tani shkon në 200 miliardë dollarë, duke tejkaluar atë të Musk, i cili vlerësohet në 198 miliardë dollarë. CEO francez i grupit të mallrave luksoze LVMH Bernard Arnault mbetet në vendin e tretë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë, me 197 miliardë dollarë.

5 Mars 2024, 13:15 Nga S.N

 

 Jeff Bezos kryeson listën e indeksit global të milarderëve,

SHBA- Themeluesi i kompanisë Amazon , Jeff Bezos kryeson sërish indeksin global të miliarderëve të Bloomberg. Ai zëvendësoi kreun e Tesla, SpaceX dhe X Elon Musk, të cili I është hequr titulli i më të pasurit në vitin 2021.

Sipas renditjes së publikuar dje, pasuria e Bezos tani shkon në 200 miliardë dollarë, duke tejkaluar atë të Musk, i cili vlerësohet në 198 miliardë dollarë. CEO francez i grupit të mallrave luksoze LVMH Bernard Arnault mbetet në vendin e tretë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë, me 197 miliardë dollarë.

Bezos, i cili nuk do të drejtojë më Amazon, të cilin e themeloi në vitin 1994, nga korriku i 2021 përfitoi kryesisht nga performanca e fortë e aksioneve në gjigantin e shitjeve online, ku ai mbetet aksioneri kryesor.

Shitja e këtyre aksioneve, megjithatë, mund t'i kushtojë edhe një herë vendin e parë në atë listë për shkak të taksave të fitimeve kapitale që ai do të duhet t'i paguajë autoriteteve tatimore të SHBA-së, sipas Wall Street Journal.

Elon Musk ka parë një rënie të pasurisë së tij me më shumë se 30 miliardë dollarë për shkak të rënies së vlerës së Teslës, e cila ka humbur gati 25% në 12 muajt e fundit.

Por goditja më e madhe për pasurinë e miliarderit të lindur në Afrikën e Jugut erdhi kur një gjykatës në Delaware, në SHBA-në lindore, anuloi në fund të janarit një plan kompensimi të aksioneve të Tesla-s, i vlerësuar në 56 miliardë euro, që i ishte dhënë në 2018.

jeff bezos elon musk miliarderet

Sondazh

Poll