Bota

"Po i bëni dëm të madh Kosovës", përkeqësimi i raporteve me aleatët, përgjigjet Kurti: Nuk është e vërtetë

Këto deklarata, Kurti i bëri teksa mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

5 Mars 2024, 11:51 Nga M.B
"Po i bëni dëm të madh Kosovës",
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e vërtetë se ai po i përkeqëson marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Këto deklarata, Kurti i bëri teksa mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Kritikët dhe oponentët politikë po ju akuzojnë se po i bëni dëm të madh Kosovës duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët. Çfarë përgjigje keni”, u pyet Kurti nga gazetarët pas ceremonisë.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë ai shkurtimisht.

Kujtojmë se Kurti është kritikuar nga ndërkombëtarët në lidhje me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.

kosova albin kurti

Sondazh

Poll