Bota

Ndërpriten bisedimet për armëpushim në Gaza/ Ramazani po afron dhe drita jeshille nuk duket

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim i tha Reuters se grupi kishte paraqitur propozimin e tij për një marrëveshje armëpushimi ndërmjetësuesve gjatë dy ditëve të bisedimeve dhe tani po priste një përgjigje nga izraelitët, të cilët qëndruan larg këtij raundi bisedimesh.

5 Mars 2024, 13:28 Nga S.N
Ndërpriten bisedimet për armëpushim në Gaza/ Ramazani po
Foto Ilustrim

EGJIIPT- Bisedimet për armëpushimin në Rripin e Gazës midis Hamasit dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë u ndërprenë sot në Kajro pa përparim ndërsa data për fillimin e Ramazanit po afrohet.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim i tha Reuters se grupi kishte paraqitur propozimin e tij për një marrëveshje armëpushimi ndërmjetësuesve gjatë dy ditëve të bisedimeve dhe tani po priste një përgjigje nga izraelitët, të cilët qëndruan larg këtij raundi bisedimesh.

"Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe topi tani është në fushën e amerikanëve" për t'i bërë presion atij për një marrëveshje, tha Naim. Ndërsa Izraeli nuk pranoi të komentonte publikisht mbi bisedimet në Kajro.

Një burim i tha Reuters më herët se Izraeli qëndroi larg sepse Hamasi refuzoi kërkesën e tij për të siguruar një listë me emra të gjithë pengjeve që janë ende gjallë gjallë. Ndërsa Naimi tha se kjo ishte e pamundur pa një armëpushim, pasi pengjet ishin shpërndarë nëpër zonën e luftës dhe mbaheshin nga grupe të ndryshme.

kajro gaza hamas izrael

Sondazh

Poll