Aksident në Elbasan, përplasen disa automjete, bllokohet qarkullimi
Foto nga vendi i ngjarjes ELBASAN- Një aksident me përfshirjen e disa automjeteve është regjistruar në orët e para t&eum...
Katër personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.
TIRANA-Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë vjedhur më 01.03.2024 kasafortën e një biznesi në Sauk. Katër personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.
Njoftimi:
Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar "River". Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e kasafortës së një biznesi në Sauk, më datë 01.03.2024. Identifikohen dhe vihen në pranga pas një ndjekje intensive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, tre autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në biznesin e tij, në Sauk, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar "River", për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me DVP Elbasan, u bë arrestimi i shtetasve:
- B. S., 53 vjeç, E. K., 37 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të tre banues në Elbasan. Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foto nga vendi i ngjarjes ELBASAN- Një aksident me përfshirjen e disa automjeteve është regjistruar në orët e para t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Shtëpitë e të moshuarve apo institucionet rezidenciale për të moshuarit nuk kanë staf të mjaftue...
Foto ilustruese TIRANA- Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pak&e...
Foto ilustruese TIRANA- Për ditën e sotme, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të...
Foto ilustruese TIRANË-Ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rrëfimin e një pacienti të d...
Foto ilustruese TIRANË-Emisioni Fiks-Fare solli problematikën e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës të...
Foto ilustruese TIRANË-Blendi Fevziu e ka komentuar Kryeministrin Edi Rama si dikush që nuk merret me administrimin e vendit por me punët n...
Foto ilustruese KORFUZ-Ka dalë sot para togave të zeza në Greqi, 44-vjecari nga Lazarati por me vendbanim zyrtar në Sarandë, Abas...
Foto ilustruese SHBA-Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri janë të ulëta, edhe pse fenom...
Foto ilustruese TIRANË-Blendi Fevziu ka komentuar procesin ndaj Fredi Belerit, duke u ndalur te ndërhyrjet dhe protesta e vazhdueshme e Gre...