Aktualitet

Reshje shiu dhe vranësira të dendura, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës.

5 Mars 2024, 07:22 Nga M.B
Reshje shiu dhe vranësira të dendura, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Për ditën e sotme, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës.

Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 14°C,
në zonat e ulëta 2 deri 20°C,
në zonat bregdetare 6 deri 20°C.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll