Politike

Betimi i Vorpsit tek noterja, ish-eurodeputejta: Absurditet, BE të veprojë

14 Nëntor 2019, 21:05 Nga DOSJA
Betimi i Vorpsit tek noterja, ish-eurodeputejta: Absurditet, BE të

TIRANË- Eurodeputetja Doris Pack ka reaguar sot kundër betimit të Arta Vorpsit, tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në mediat sociale Pack shkruan se ajo që ka ndodhur është një absurditet drejtësie, kurse shton se BE duhet të veprojë.

Një absurditet drejtësie ne Shqipëri e emëruar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo para Presidentit te Republikës siç kërkon kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, tha Pack.

Gjatë ditës së sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi betimi i arta vorpsit doris pack arta vorpsi betimi i arta vorpsit doris pack

Sondazh

Poll