Bota

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit bën thirrje të ndërpriten negociatat me Hamasin

Gazeta izraelite Haaretz zbulon se në takimin e sotëm të partisë së tij, Itamar Ben Gvir tha se është e nevojshme të jepet një urdhër për përfundimin e negociatave, të cilat kanë të bëjnë edhe me arritjen e një armëpushimi të përkohshëm në Rripin e Gazës .

4 Mars 2024, 21:10 Nga S.N
Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit bën thirrje
Foto Ilustrim

 

IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka bërë thirrje për t'i dhënë fund negociatave për lirimin e pengjeve të Hamasit.

Gazeta izraelite Haaretz zbulon se në takimin e sotëm të partisë së tij, Itamar Ben Gvir tha se është e nevojshme të jepet një urdhër për përfundimin e negociatave, të cilat kanë të bëjnë edhe me arritjen e një armëpushimi të përkohshëm në Rripin e Gazës .

Përkundrazi, Izraeli duhet të kalojë në një “fazë të re” të operacioneve ushtarake me beteja të ashpra, deklaron Ministri i Sigurisë Kombëtare, sipas të njëjtit burim.

Përfaqësuesit e SHBA-së, Katarit, Egjiptit dhe lëvizjes palestineze Hamas vazhduan sot në Kajro negociatat me synimin për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim. Televizioni egjiptian raportoi se ishte bërë "përparim i rëndësishëm" gjatë ditës së dytë të negociatave, por nuk u publikuan detaje të mëtejshme.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, kërkon ndër të tjera informacion nga Hamasi me emrat e të rrëmbyerve që janë ende gjallë dhe mbahen peng në Rripin e Gazës.

Nga ana e saj, lëvizja islamike pohon se nuk është në gjendje të raportojë se cilët nga të rrëmbyerit janë ende gjallë mes sulmeve izraelite. Ata janë transferuar nga grupe të ndryshme në lokacione të ndryshme, tha një zyrtar i lartë i Hamasit për BBC-në britanike të dielën.

izrael hamas

Sondazh

Poll