Bota

Ministri i Jashtëm izraelit kërkon tërheqjen e ambasadorit të Izraelit në OKB, shkak nevoja urgjente për konsultim

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB Gilad Erdan, të kthehet në Izrael për konsultime urgjente në lidhje me përpjekjen për të shtypur raportin serioz të OKB-së për përdhunimet masive të kryera nga Hamasi dhe bashkëpunëtorët e tij më 7 tetor”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz në postimin e tij në platformën X.

4 Mars 2024, 20:55 Nga S.N
Ministri i Jashtëm izraelit kërkon tërheqjen e ambasadorit
Israel Katz

IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit njoftoi sot tërheqjen e ambasadorit të Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan,  për tu konsultuar, duke akuzuar OKB- në se po përpiqet të shtypë një raport mbi përdhunimet e kryera nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite.

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB Gilad Erdan, të kthehet në Izrael për konsultime urgjente në lidhje me përpjekjen për të shtypur raportin serioz të OKB-së për përdhunimet masive të kryera nga Hamasi dhe bashkëpunëtorët e tij më 7 tetor”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz në postimin e tij në platformën X.

Ministri i Jashtëm izraelit kritikoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për mosmbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të shqyrtuar gjetjet e raportit dhe për përcaktimin e Hamasit një "organizatë terroriste".

"Kombeve të Bashkuara u deshën 5 muaj për të pranuar më në fund krimet e tmerrshme seksuale të kryera gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi", tha gjithashtu Israel Katz, duke denoncuar heshtje të turpshme për gjetjet e raportit.

israel katz izrael gilad erdan

Sondazh

Poll