Bota

SHBA prezanton çmimet vjetore/ Gratë ndërkombëtare të guximit

Çmimet u lançuan në vitin 2007 dhe u jepen grave të cilat kanë demonstruar guxim, forcë dhe udhëheqje të jashtëzakonshme në avokimin për paqen, drejtësinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe barazinë, dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. 

4 Mars 2024, 19:17 Nga E. D
SHBA prezanton çmimet vjetore/ Gratë ndërkombëtare të
Marta Beatriz Roque

SHBA- Departamenti i Shtetit të SHBA po prezanton çmimet e tij vjetore Ndërkombëtare të Grave të Guximit gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe zonja e parë Jill Biden janë po japin çmimet këtë vit për gratë nga Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Mianmari, Kuba, Ekuadori, Gambia, Irani, Japonia, Maroku, Nikaragua dhe Uganda.

Çmimet u lançuan në vitin 2007 dhe u jepen grave të cilat kanë demonstruar guxim, forcë dhe udhëheqje të jashtëzakonshme në avokimin për paqen, drejtësinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe barazinë, dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. 

Mes atyre që u nderuan këtë vit janë nëntë gra nga Nikaragua, të cilat ishin pjesë e një grupi të burgosurish politikë të liruar atje vitin e kaluar. Departamenti i Shtetit tha se aktivistët vazhdojnë të luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut nën një regjim represiv

Fawzia Karim Firoze nga Bangladeshi po nderohet për punën e saj si avokate e Gjykatës së Lartë, e cila ka luftuar për të drejtat e grupeve të margjinalizuara. Ajna Jusić nga Bosnja dhe Hercegovina u zgjodh për nder të punës së saj në emër të fëmijëve të lindur nga përdhunimi gjatë luftës. Nga Kuba, Martha Beatriz Roque Cabello po njihet për udhëheqjen e lëvizjeve për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare në vendin e saj. Agather Atuhaire është nderuar për punën për promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Ugandë.

Sondazh

Poll