Bota

Fillon stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në Finlandë, 20 mijë trupa nga 13 vende pjesëmarrëse

Forcat e armatosura suedeze thanë se rreth 4 mijë e 500 punonjës nga forcat ajrore, ushtria dhe marina do të marrin pjesë në stërvitje , e cila po mbahet në kushte të vështira dimërore të Arktikut. Si Suedia ashtu edhe Finlanda kishin zhvilluar lidhje të forta me NATO-n pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por opinioni publik mbeti i vendosur kundër anëtarësimit të plotë deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

4 Mars 2024, 20:24 Nga S.N
Fillon stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në Finlandë,
Foto Ilustrim

FINLANDË- Fillon sot stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Finlandë, e cila do të zgjasë dëri më 15 mars. Kjo stërvitje përfshin 20 mijë trupa nga 13 vende. Më shumë se 4 mijë ushtarë finlandezë po marrin pjesë në stërvitjen Nordic Response 24 të udhëhequr nga Norvegjia.

"Për herë të parë, Finlanda, e cila ndan një kufi 1340 kilometra me Rusinë dhe u bashkua me NATO-n në prill 2023, do të marrë pjesë si një vend anëtar i NATO-s në stërvitjen e mbrojtjes kolektive të aleancës," thanë në një deklaratë forcat finlandeze të mbrojtjes.

Forcat e armatosura suedeze thanë se rreth 4 mijë e 500 punonjës nga forcat ajrore, ushtria dhe marina do të marrin pjesë në stërvitje , e cila po mbahet në kushte të vështira dimërore të Arktikut. Si Suedia ashtu edhe Finlanda kishin zhvilluar lidhje të forta me NATO-n pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por opinioni publik mbeti i vendosur kundër anëtarësimit të plotë deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Mos-angazhimi shihej si mënyra më e mirë për të shmangur tensionet me Rusinë, fqinjin e tyre të fuqishëm në rajonin e Detit Baltik. Por sulmi rus shkaktoi një ndryshim dramatik në opinionin publik në të dy vendet dhe ata së bashku aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n në maj 2022.

Stërvitja pan-nordike është pjesë e Steadfast Defender 24, stërvitjes më të madhe të NATO-s në dekada, që përfshin deri në 90 mijë trupa gjatë disa muajve që synojnë të demonstrojnë se Aleanca mund të mbrojë të gjithë territorin e saj deri në kufijtë e saj me Rusinë.

Shtetet pjesëmarrëse në stërvitjen aktuale, e cila do të zgjasë deri më 15 mars, janë Belgjika, Britania, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.

finlande stervitja ushtarake nato

Sondazh

Poll