Aktualitet

Iu gjet kanabis me vlerën e 160 mijë paundve në makinë/ Denohet me burg shoferi shqiptar i kompanisë Amazon në Angli

Mustafaj u dënua me 2 vite e 4 muaj burgim. Ai e kishte mbledhjur drogën për ta dërguar në Londër. Edhe pse Mustafaj pranoi që droga ishte marrë me qëllim shitjen, tha se roli i tij ishte thjesht transportimi.

4 Mars 2024, 20:42 Nga S.N

 

Iu gjet kanabis me vlerën e 160 mijë paundve në makinë/
Arian Mustafaj

ANGLI- Një shqiptar i cili punonte si shofer dërgesash me kompaninë “Amazon” u dënua nga gjykata pasi policia i gjet ikanabis me vlerën e 160 mijë paund të fshehur në dy kasa në një makinë, në momentin kur u ndalua nga policia në Angli. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Arian Mustafaj.

Ai po drejonte një makinë “Ford Fiesta” kur u ndalua nga policia. Gjykata e Norwich Crown dëgjoi se oficerët gjetën dy dollapë brenda automjetit, një në pjesën e pasme dhe një në bagazh, brenda të cilave kishte pako me kanabis të mbushura me vakum. prokurori Martin Ivory tha se njëra nga çantat përmbante 13 pako.

Ai tha se secila prej paketave peshonte një kilogram me 16 kilogramë kanabis që thuhet se vlente diku rreth 160 mijë £. Pas arrestimit të tij më 29 janar të këtij viti, Ivory tha se Mustafaj ishte intervistuar dhe tha se priste të paguhej 1 mijë £ për dërgimin e drogës.

Mustafaj u dënua me 2 vite e 4 muaj burgim. Ai e kishte mbledhjur drogën për ta dërguar në Londër. Edhe pse Mustafaj pranoi që droga ishte marrë me qëllim shitjen, tha se roli i tij ishte thjesht transportimi.

kanabis angli

Sondazh

Poll