Aktualitet

Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri merr vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare

Fakti që kjo bazë është e para e aleancës në rajon, ka bërë që këto media t`i kushtojnë artikuj duke i dhënë një rëndësi këtij momenti. Reuters thotë se NATO ka shpenzuar mni 50 milonë euro në këtë bazë ajrore, për të forcuar praninë e saj në rajon.

4 Mars 2024, 18:26 Nga S.N
Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri merr
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

KUÇOVË- Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ka marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare Reuters dhe Associated Press.

Fakti që kjo bazë është e para e aleancës në rajon, ka bërë që këto media t`i kushtojnë artikuj duke i dhënë një rëndësi këtij momenti. Reuters thotë se NATO ka shpenzuar mni 50 milonë euro në këtë bazë ajrore, për të forcuar praninë e saj në rajon.

Në artikujt e tyre këto media ndërkombëtare, përfshinë dhe pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama. Baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëria u rindërtua në Kuçovë në bazën e epokës sovjetike.

Baza e re ajrore do të shërbejë si një qendër modern e operacioneve për trajnimin dhe pritjen e një sërë avionëve luftarakë. Kjo bazë ajrore u mbyll zyrtarisht në vitin 2005. Në artikull nuk lihet pa përmendur as frika nga një kërcënim i Rusisë në rajon.

Më poshtë mund të gjeni linkun e lajmeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare:

https://www.reuters.com/world/europe/albania-wary-russia-reopens-soviet-era-air-base-nato-2024-03-04/

https://apnews.com/article/albania-nato-air-base-kucove-29ddaadba4be1ea0513055e035d7a3dc

 

baza ajrore nato kucove reuters ap

Sondazh

Poll