Aktualitet

Dëshmitari i shpërthimit në Lushnjë: Roland Hoxha ishte i djegur dhe pa rroba brenda vinçit, ndërsa i biri i gjymtuar në tokë

Ymeri tha se shkoi aty pranë dhe pa dy persona, njëri ishte në mjetin vinç në anën e pasagjerit dhe pa rroba në trup. Ndërsa nga të plagosurit kishte parë Bujar Çelën dhe Lunedi Golemin. Ymeri kishte njoftuar menjëherë urgjencën e spitalit.

4 Mars 2024, 17:36 Nga S.N
Dëshmitari i shpërthimit në Lushnjë: Roland Hoxha ishte i
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJË- Një person i cili ishte dëshmitar në vendin ku ndodhi shpërthjimi në Lushnjë, ka thënë se 22-vjeçari që ndërroi jetë ishte i gjymtuar dhe nuk reagonte.

Në bazë të atyre që thonë dëshmitarët, shpërthimi ka qënë aq i fortë sa Roland Hoxha është gjetur i djegur në vinç ndërsa i biri i gjymtuar në tokë. Në dosjen hetimore të zbuluar nga Balkanweb thuhej se dëshmitari Rezart Ymeri, i cili është i punësuar në një biznes pranë vendit ku po ndërtohej kapanoni i Bujar Çelës, tha se ishte në zyrë e tij kur dëgjoi shpërthimin.

Ymeri tha se shkoi aty pranë dhe pa dy persona, njëri ishte në mjetin vinç në anën e pasagjerit dhe pa rroba në trup. Ndërsa nga të plagosurit kishte parë Bujar Çelën dhe Lunedi Golemin. Ymeri kishte njoftuar menjëherë urgjencën e spitalit.

Pjesë nga dosja hetimore e policisë:

Është pyetur shtetasi  shtetasi Rezar Ymeri,  deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.

Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime.

Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela.

shperthimi lushnje bujar cela roland hoxha

Sondazh

Poll