Aktualitet

Pse ndodhi shpërthimi në Lushnjë / Eksperti i ISHT-it: Ka ardhur ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrat e gabuara

Në bazë të pamjeve filmike Beshaj shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë ishte kur flaka ndodhej në majë të vinçint ndërsa e dyta kur bombula ra në dysheme duke shkaktuar një gropë.

4 Mars 2024, 17:57 Nga S.N
Pse ndodhi shpërthimi në Lushnjë / Eksperti i ISHT-it: Ka ardhur
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJË- Një dëshmi tjetër ka dalë në dritë nga përgjegjësi i sektorit të Inspektoriat Shtetëror Teknik Industrial, Syri Beshaj. Dosja policore e zbardhur nga Balkanweb shpjegon se Beshaj, i cili inspektoi në vëndngjarje tha se në vinç ishte varur një bombul oksigjeni e lidhur me litar. Gjithashtu dyshohet se ka qënë edhe një bombul tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm.

Në bazë të pamjeve filmike Beshaj shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë ishte kur flaka ndodhej në majë të vinçint ndërsa e dyta kur bombula ra në dysheme duke shkaktuar një gropë.

Eksperti thotë se shpërthimi është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrat e gabuara të drejtuesit të mjetit që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombulat.

Pjesë nga dosja hetimore e policisë:

Është pyetur shtetasi Syria Beshaj përgjegjëse sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varu një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura.

Rreferuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombola në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombolat me kanellën.

shperthimi ne lushnje roland hoxha isht

Sondazh

Poll