Aktualitet

Shpëthimi në Lushnje/ Detaje nga dosja hetimore: Shkak u bë një avari

Në bazë të hetimeve paraprake në dosje thuhej se shkaku i shpërhimit ishte një avari, ku sipas ekspertëve ndodhi gjatë procesit të punës që po kryhej nga viktima Roland Hoxha, për të prerë e për të çmontuar disa profile hekuri duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegja dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

4 Mars 2024, 17:17 Nga S.N
Shpëthimi në Lushnje/ Detaje nga dosja hetimore: Shkak u bë
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJË- Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnjë, ku  si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Balkanweb ka zbardhur dosjen e plotë policore për ngjarjen. Në bazë të hetimeve paraprake në dosje thuhej se shkaku i shpërhimit ishte një avari, ku sipas ekspertëve ndodhi gjatë procesit të punës që po kryhej nga viktima Roland Hoxha, për të prerë e për të çmontuar disa profile hekuri duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegja dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

Gjatë këtij procesi një nga bombulat, e cila dyshohet se ka pasur përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer, duke shkaktuar kështu një tragjedi.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth.

shperthimi lushnje avari bombula gazi incident

Sondazh

Poll