Politike

I ftuan dhe i lanë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë, Asllan Dogjani: E paprecedentë

Po ashtu ka theksuar se arroganca e kësaj qeverie ka arritur kulmin, me veprimin e sotëm.

4 Mars 2024, 18:22 Nga I.A
I ftuan dhe i lanë pa karrige deputetët e opozitës në
Asllan Dogjani

KUÇOVË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka denoncuar sot se Protokolli i ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës gjatë inagurimit të Baznës së NATO-së në Kuçovë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Dogjani shkruan se sjellja e paprecedentë e mazhoranëc është e papranueshme. Po ashtu ka theksuar se arroganca e kësaj qeverie ka arritur kulmin, me veprimin e sotëm.

Postimi i Plotë:

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s. Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam! Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës

asllan dogjani

Sondazh

Poll