Politike

Gjiknuri dhe Albieaj takim me OSBE-ODIHR, pika kryesore e diskutimit: Avancimi i Reformës Zgjedhore

Këtë ka treguar deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri përmes një postimi në Facebook, ku në foto krah tij shihet Enkelejd Alibeaj. 

4 Mars 2024, 17:30 Nga h.k
Gjiknuri dhe Albieaj takim me OSBE-ODIHR, pika kryesore e diskutimit: Avancimi i
Foto ilustruese

TIRANË-Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duket se kanë gjetur gjuhën e bashëpunimit, dhe kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e ODIHR-it. Këtë ka treguar deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri përmes një postimi në Facebook, ku në foto krah tij shihet Enkelejd Alibeaj. 

Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”,-shkruan Gjiknuri.

osbe-odihr

Sondazh

Poll