Bota

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person, policia nis hetimet për ngjarjen

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

4 Mars 2024, 12:15 Nga N.F

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një


PRISHTINË- Paraditen e sotme janë regjistruar të shtëna nënë rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti u shpreh se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 ndërsa policia është duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjene plotë të rastit.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

kosove prishtine te shtena

Sondazh

Poll