Bota

Skllavëria shekullore, pasardhësit: Kisha e Anglisë të zgjerojë fondin e dedikuar

Grupi tha sot se fondi nuk ishte i mjaftueshëm në krahasim me shkallën e disavantazhit racor të shkaktuar nga investimet e tij të kaluara dhe se Komisionerët e Kishës, të cilët menaxhojnë sot krahun e investimeve prej 10 miliardë paund, duhet të synojnë për një shifër më të madhe.

4 Mars 2024, 11:49 Nga M.B
Skllavëria shekullore, pasardhësit: Kisha e Anglisë të
Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby mban fjalimin presidencial në seancën hapëse të Sinodit të Përgjithshëm të Kishës së Anglisë, në Londër, Britani, 23 shkurt 2024

LONDËR- Kisha e Anglisë ka pranuar një objektiv prej 1 miliard paund për të adresuar lidhjet historike financiare me tregtinë e skllevërve, siç rekomandohet nga një grup mbikëqyrës i udhëhequr nga pasardhësit e afrikanëve të skllavëruar, i cili tha se 100 milion paund fillestar ishte shifër e ulët. Grupi tha sot se fondi nuk ishte i mjaftueshëm në krahasim me shkallën e disavantazhit racor të shkaktuar nga investimet e tij të kaluara dhe se Komisionerët e Kishës, të cilët menaxhojnë sot krahun e investimeve prej 10 miliardë paund, duhet të synojnë për një shifër më të madhe.

"Komisionerët e Kishës kanë përqafuar një objektiv prej 1 miliard paund për një iniciativë më të gjerë shërimi, riparimi dhe drejtësie me fondin në qendër të tij", thuhet në raportin e grupit mbikëqyrës.

Justin Welby, Kryepeshkopi i Canterbury-t dhe udhëheqësi shpirtëror i Komunitetit Anglikan tha në një deklaratë që shoqëronte raportin se puna e grupit ishte fillimi i një përgjigjeje shumë brezash ndaj të keqes së tmerrshme. Peshkopi i Croydon Rosemarie Mallett, kryetar i grupit të mbikëqyrjes dhe vetë një pasardhëse e skllavërisë, tha se zbatimi i rekomandimeve të raportit do të demonstronte përkushtim ndaj procesit të shërimit dhe drejtësisë.

"Asnjë shumë parash nuk mund të shlyejë plotësisht ose të korrigjojë plotësisht ndikimin shekullor të skllavërisë afrikane, efektet e të cilave ndihen ende në mbarë botën," shtoi ai.

 

kisha e anglise

Sondazh

Poll