Bota

Publikohet një foto e rrallë e Princeshës Diana, ngjashmëria me mbesën e saj habit fansat

Vëllai i princeshës së ndjerë të Uellsit, Earl Spencer ndau një foto të lezetshme familjare të çiftit dhe nënës së tyre nga viti 1967.

4 Mars 2024, 11:16 Nga S.B
Publikohet një foto e rrallë e Princeshës Diana, ngjashmëria
Princesha Charlotte dhe Diana

BRITANI E MADHE- Një foto e pa parë më parë e Princeshës Diana është publikuar dhe fansat nuk mund të mos e dallojnë ngjashmërinë e çuditshme me mbesën e saj Charlotte. Vëllai i princeshës së ndjerë të Uellsit, Earl Spencer ndau një foto të lezetshme familjare të çiftit dhe nënës së tyre nga viti 1967.

Në një postim emocionues në Instagram, imazhi tregonte Earl Spencer të ulur në një kolojvajze, me Dianën që qëndronte në krah dhe nënën e tyre Frances nga pas. Frances ishte 31 vjeç në atë kohë, Earl Spencer ishte tre vjeç dhe Diana ishte rreth gjashtë vjeç.

Publikohet një foto e rrallë e Princeshës Diana, ngjashmëria
fotoja e publikuar

Në postim shkruhej: Nëna ime, Diana dhe unë, në vitin 1967. Më pëlqen sa i lumtur duket secili prej nesh.

Qindra njerëz komentuan duke rënë dakord se sa shumë ngjante Princesha Charlotte me Dianën. Dhe nuk është hera e parë që vihet re ngjashmëria. Princesha Diana fatkeqësisht vdiq në moshën 36-vjeçare kur makina me të cilën po udhëtonte u përplas në një tunel të Parisit më 31 gusht 1997

princesh diana princesha charlotte

Sondazh

Poll