Bota

Ishin nisur drejt Qipros me varkë, 6-vjeçari humb jetën nga uria, babai hedh trupin e pajetë të të birit në det

Viktima së bashku me pjestarë të tjerë të familjes dhe emigrantë të tjerë ishin nisur me varkë drejt Qipros por udhëtimi u vështirësua. Moti i keq dhe mungesa e ushqimit solli qe fëmija të humbte jetën.

4 Mars 2024, 11:19 Nga N.F
Ishin nisur drejt Qipros me varkë, 6-vjeçari humb jetën nga
Foto ilustruese

QIPRO- Një fëmijë 6-vjeçar ka gjetur vdekjen në ujrat e Qipros. Vogëlushi mësohet se humbi jetën gjatë udhëtimit të tij me famlijen drej Qipros. Viktima së bashku me pjestarë të tjerë të familjes dhe emigrantë të tjerë ishin nisur me varkë drejt Qipros por udhëtimi u vështirësua. Moti i keq dhe mungesa e ushqimit solli qe fëmija të humbte jetën. Në një situatë tillë babai i 6-vjeçarit mori vendimin që ta hidhte në det pasi konstatoi se djali i tij kishte ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Qipros, Christos Andreou tha se 29 shkurt, radarët e Policisë Bregdetare dhe Detare zbuluan një varkë, 58 milje detare larg Larnakës në të cilën ndodheshin gjithsej 36 emigrantë të paligjshëm. Patrullat e Policisë Bregdetare dhe Detare shkuan në zonën ku pikasën varkën, e cila po lundronte në kushte të këqija atmosferike dhe më pas u bë i mundur transportimi i sigurt në breg i emigrantëvë.

Ai shtoi se gjatë kontrolleve të imigracionit, një familje kishte katër fëmijë në letrat e tyre, por vetëm tre u gjetën në varkë. I pyetur për vendndodhjen e fëmijës së katërt, babai i tha policisë se ata janë nisur me varkë më 20 shkurt nga Siria, por gjatë udhëtimit u kanë mbaruar ushqimet dhe karburantet, duke bërë që varka të lundronte e vetë në det. Babai pohoi se dy ditë para se të gjendej varka, një nga fëmijët e tij, 6 vjeç, kishte vdekur, ndoshta nga uria dhe vuajtjet dhe më pas ai e hodhi në det.

Përveç kësaj, siç raportohet nga emigrantë të tjerë, tre persona të tjerë që ndodheshin në bordin e varkës braktisën mjetin lundrues me struktura të improvizuara dhe notuan me qëllim që të dilnin në breg dhe të kërkonin ndihmë. Megjithatë, pavarësisht hetimeve të nisura që në momentin e parë nga Qendra Koordinuese e Kërkim Shpëtimit, tre personat ende nuk janë gjetur. Dy persona të tjerë janë të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Nikosias, njëri në gjendje kritike me hipernatremi, pasi kishin pirë ujë deti sepse kishin mbetur pa ujë.

 

qipro viktime emigrante

Sondazh

Poll