Bota

Ekspozita e mbrojtjes, luftanija ruse mbërrin në Katar

Luftanija, e cila në janar kreu një stërvitje anti-nëndetëse në Detin e Kinës Jugore, ka qenë në një udhëtim në distanca të largëta, që nga 22 janari.

4 Mars 2024, 09:57 Nga M.B
Ekspozita e mbrojtjes, luftanija ruse mbërrin në Katar
Luftanije

KATAR- Fregata ruse e Flotës së Paqësorit Marshal Shaposhnikov hyri në portin e Katarit të Hamadit ku do të marrë pjesë në ekspozitën e mbrojtjes 'DIMDEX-2024'. Lajmin e ka bërë të ditur sot agjencia e lajmeve 'Interfax', duke cituar shërbimin për shtyp të flotës.

“Në skelë u zhvillua një ceremoni përshëndetëse për anijen luftarake ruse, në të cilën morën pjesë përfaqësues të ambasadës ruse në Katar dhe oficerë të forcave detare të vendit pritës”, citon agjencia të ketë thënë shërbimi për shtyp.

Luftanija, e cila në janar kreu një stërvitje anti-nëndetëse në Detin e Kinës Jugore, ka qenë në një udhëtim në distanca të largëta, që nga 22 janari. Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes Detare në Doha, DIMDEX, do të zhvillohet nga 4 deri në 6 mars.

rusia katar

Sondazh

Poll