Bota

Kurti: Regjimi në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës, kanë sjellë 4 herë ushtrinë në kufi

Kurti ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ku ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës.

4 Mars 2024, 10:03 Nga M.B
Kurti: Regjimi në Serbi është nxitur nga pushtimi i
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”. Kurti ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ku ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës. Sipas tij, regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusise e Ukrainës.

“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit. Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej atlantiukut”, ka thënë Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll