Bota

Festa kthehet në tragjedi në Kaliforni, vriten 4 persona, plagosen disa të tjerë

Ngjarja u regjistruar të dielën pasdite pas një feste në një pallat ku tre burra u gjetën të vdekur dhe një grua u dërgua në një spital ku më pas u shpall e vdekur.

4 Mars 2024, 09:37 Nga N.F
Festa kthehet në tragjedi në Kaliforni, vriten 4 persona, plagosen
Foto ilustruese

KALIFORNI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kaliforni ku kanë mbëtur të vrarë 4 perosna dhe janë plagosur disa të tjerë pas të shtënave në nj rezidencë në King City. Ngjarja u regjistruar të dielën pasdite pas një feste në një pallat ku tre burra u gjetën të vdekur dhe një grua u dërgua në një spital ku më pas u shpall e vdekur.

Tre burra të tjerë të plagosur me armë zjarri u dërguan në një spital të Salinas për ndihmë mjekësore, sipas një deklarate të dërguar me email nga Departamenti i Policisë së King City.

Policia tha se tre burra dolën nga një automjet dhe filluan të qëllonin mbi njerëzit në kopshtin e rezidencës. Sipas të njëjtit burim, një hetim është duke u zhvilluar.

shba viktima

Sondazh

Poll