Bota

VIDEO/ Shkëmbinjtë shkëputen nga mali në Peru, kamionat dhe makinat që kalojnë në rrugë shkatërrohen në sekonda

Në videot e kapura nga kamerat e makinave duket momenti kur shkëputen nga mali shkëmbinj të mëdhënj të cilët bien mbi automjetet që kalojnë në rrugë.

4 Mars 2024, 09:24 Nga N.F
VIDEO/ Shkëmbinjtë shkëputen nga mali në Peru, kamionat dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

PERU- Rrëshqitje të mëdha dheu dhe shkëmbinjsh janë regjistruar në një  rrugë në Peru në rrethin e San Mateo de Huanchor në Huarochiri. Në videot e kapura nga kamerat e makinave duket momenti kur shkëputen nga mali shkëmbinj të mëdhënj të cilët bien mbi automjetet që kalojnë në rrugë. Aq të mëdhenj janë shkëmbinjt sa një i tillë shkatërron në sekonda kamionin që po kalonte aty.

Pavarësisht ashpërsisë së goditjes, fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e këtij seksioni të rrugës.

Po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të rrëshqitjes së dheut, ndonëse dyshohet se ka lidhje me reshjet e fundit në zonë.

peru rreshqitje shkembinj

Sondazh

Poll