Bota

FOTO/ "Synojnë votuesit me ngjyrë", mbështetësit e Trump shpërndajnë imazhe të falsifikuara të AI

Bashkëthemeluesi i Black Voters Matter, një grup që inkurajon afro-amerikanët të votojnë, tha se imazhet e manipuluara po nxisin një "narrativë strategjike" të krijuar për të treguar Trump-in si popullor në komunitetin me ngjyrë.

4 Mars 2024, 09:08 Nga M.B
FOTO/ "Synojnë votuesit me ngjyrë", mbështetësit e
Donald Trump

SHBA- Mbështetësit e Donald Trump kanë krijuar dhe shpërndarë imazhe të rreme të 'mbështetësve' me ngjyrë të krijuar nga AI për të inkurajuar afrikano-amerikanët të votojnë republikanët. Gjigandi BBC ka zbuluar dhjetëra imazhe të pavërteta që portretizonin njerëzit me ngjyrë si përkrahës të ish-presidentit. Trump 'u ka dalë kundër' hapur votuesve me ngjyrë, të cilët ishin çelësi për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020. Bashkëthemeluesi i Black Voters Matter, një grup që inkurajon afro-amerikanët të votojnë, tha se imazhet e manipuluara po nxisin një "narrativë strategjike" të krijuar për të treguar Trump-in si popullor në komunitetin me ngjyrë.

“Nuk po pretendoj se është e saktë”, tha një nga krijuesit e imazheve për BBC.

Imazhet e rreme të mbështetësve me ngjyrë të Trump, të krijuara nga inteligjenca artificiale, janë një nga tendencat e shfaqura të dezinformimit përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor. Ndryshe nga viti 2016, kur kishte prova të fushatave të ndikimit të huaj, imazhet e krijuara nga AI të gjetura nga BBC duket se janë bërë dhe shpërndarë nga vetë votuesit amerikanë.

donald trump

Sondazh

Poll