Bota

Goditet zona industriale, shpërthim në një urë hekurudhore në Rusi

I vendosur në lumin Vollga në jugperëndim të Rusisë, rajoni i Samara-s është një nga qendrat e industrisë së rëndë të vendit.

4 Mars 2024, 08:35 Nga M.B
Goditet zona industriale, shpërthim në një urë hekurudhore
Foto ilustruese


RUSIA- Një urë hekurudhore pranë qytetit rus të Samara është tronditur nga një shpërthim. I vendosur në lumin Vollga në jugperëndim të Rusisë, rajoni i Samara-s është një nga qendrat e industrisë së rëndë të vendit. Incidenti u shkaktua nga një mjet shpërthyes, raportojnë mediat e huaj

Rusia në muajt e fundit ka raportuar një seri sulmesh në infrastrukturën e saj industriale dhe logjistike për të cilat fajëson Ukrainën. Deri më tani nuk është raportuar për viktima, por trafiku mbi urë është pezulluar.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll