Bota

Shprehu mbështetjen për kandidaturën e tij, Orban do të takohet me Trump më 8 mars

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shtypit të Orban për agjencinë shtetërore hungareze të lajmeve MTI të dielën.

4 Mars 2024, 08:17 Nga M.B

 

Shprehu mbështetjen për kandidaturën e tij, Orban do të
Donald Trump dhe Viktor Orban

BUDAPEST- Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 8 mars në Florida. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shtypit të Orban për agjencinë shtetërore hungareze të lajmeve MTI të dielën. Muajin e kaluar Orban shprehu mbështetjen për kandidaturën e Trump për t'u rikthyer në presidencën amerikane këtë vit.

“Ne shpresojmë që presidenti aktual do të largohet dhe presidenti Trump do të kthehet dhe ai do t'i ketë duart e lira për të bërë paqe (në Ukrainë)”, tha Orban më 23 shkurt.

Orban ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë dhe ka kritikuar sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Ai ka kërkuar vazhdimisht një armëpushim në Ukrainë për t'i dhënë fund luftës. Kryeministri hungarez është përballur me tensione me administratën e Biden, kryesisht për zvarritjen e Budapestit në lidhje me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Pas një vonese të gjatë, parlamenti hungarez miratoi javën e kaluar anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe tani legjislacioni pret vetëm një shenjë përfundimtare nga Presidenti hungarez këtë javë.

 

donald trump viktor orban

Sondazh

Poll