2 Mars 2024, 19:07
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të tij ka folur edhe një herë ne lidhje me të këqijat që po përballen shqiptarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dy armiqtë e egër janë mohimi i votës së lirë dhe vjedhja e pasurive edhe fondeve publike.
Berisha më tej gjatë fjalës së tij shtoi se të dy këto mure që ndajnë shqiptarët nga e ardhmja që meritojnë kanë një autor dhe ai është Rama.
Fjala e plotë:
Sot njëlloj si në pushtimet më të egra, ne përballemi me dy të këqija të mëdha. Me dy armiq të egër të qenies sonë. Së pari, me mohimin e votës së lirë. Së dyti, me vjedhjen e tmerrshme të pasurive publike dhe fondeve publike nga qeveritarët tanë. Që të dyja këto fatkeqësi të mëdha kombëtare, të dy këto mure që na ndajnë nga e ardhmja që meritojmë, kanë një autor. Kanë një ndërtues të tyre dhe ky është Edi Rama.
Të dashur miq. U bëj sonte thirrje shqiptarëve kudo që janë të mendojnë për një moment dhe të shtrojnë pyetjen vetes: si ka mundësi që në vitin 2013, ne arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar në rajon, arritëm të kemi rrogat dhe pensionet më të larta në rajon.
Çfarë ndodhi me ne këto 10 vite, gjatë të cilave rrogat duhet të ishin dyfishuar, minimumi dyfishuar, për të mos thënë trefishuar? Pse ne u rrokullisëm përsëri siç kemi qenë në dekada në mos shekuj, njerëzit më të keqpaguar në rajon?
Kjo ka vetëm një shpjegim. Asgjë tjetër, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të pasurive të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe klika e tij. Cilido që sheh shifrat, konstaton se pas vitit 2013, shqiptarët paguajnë taksa dy herë më shumë. Se pas vitit 2013, rrogat njëlloj si në sistemin komunist u ngrinë dhe nuk u rritën. Borxhi u rrit, rrogat dhe pensionet nuk u rritën.
Çmimet u rritën dhe tejkaluan çmimet në vendet e BE-së. Sot, miqtë e mi, ushqimet e përditshme i blen më lirë në Itali, i blen më lirë në Greqi, i blen më lirë në shumicën e vendeve të BE. Kjo sepse rrogat, pensionet, mbeten ato të cilat ishin. Nuk ndoqën rritjen e çmimeve.
Kjo bëri që varfëria e frikshme të shtrohet këmbëkryq në 60 përqind të vatrave të shqiptarëve.
Ndërkohë që rrogat e zyrtarëve më të lartë, krahasuar me rrogën mesatare të shqiptarëve, u bënë 6 herë më të larta. Por jo vetëm 6 herë, por edhe 15 herë më të larta. Nuk ka vend në botë që një zyrtar të marrë 15 rroga, apo të marrë 70-80 pensione në muaj. Kjo ndodh vetëm në sistemin ku nomenklatura e pushtetit nuk pyet për jetën e qytetarëve.
Kjo ndodh vetëm në sistemin ku gjykatës dhe prokurorë blihen nga qeveria me rrogat e larta.
Dhe i jepet gjykatëses 6 milionë rrogë, 7 milionë rrogë, një krim shtetëror i vërtetë. Një muaj më parë po lexoja deklaratën e një kongresmeni të SHBA, i cili u shpreh se të ardhurat e tij mujore nuk ishin rritur një dollar të vetëm nga viti 2009 gjer në vitin 2024. Ndërkohë, rroga mesatare e amerikanëve ishte rritur në mënyrë progresive. Mu kujtua Shqipëria, ku rroga mesatare e shqiptarëve, në raport me çmimet, është ulur të paktën me 40-50 përqind. Kurse rrogat e larta të ministrave, qeveritarëve, janë dy e trefishuar dhe më shumë.
berisha pd edi rama
Politike
2 Mars 2024, 19:17
S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeminsitrit Rama se ka plaçkitur shqiptarët....
Politike
2 Mars 2024, 19:07
N.F
Bushati dhe Varoufakis
TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në podacastin e tij “Public Square” me Yanis Varoufakis, ekonomist i njohur nd...
Politike
2 Mars 2024, 18:45
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me intervistën e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Ku...
Politike
2 Mars 2024, 18:17
N.F
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur në lidhje me punimet në parkun e Butrintit. Kumbaro e...
Politike
2 Mars 2024, 18:06
N.F
TIRANË- Ndryshimet në ligjin për "Zonat e mbrojtura" ka sjellë reaglime të shumta nga opozita të cilët kanë paralajm&e...
Politike
2 Mars 2024, 14:56
M.B
Dorian Teliti
TIRANA- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka bërë një deklaratë ku ...
Politike
2 Mars 2024, 14:39
M.B
Igli Hasani
ANTALIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani thotë se Bashkimi Evropian nuk duhet të dësht...
Politike
2 Mars 2024, 13:41
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër sot kantierin e Automotoparkut në Elbasan. Sipas Ramës, ky projekt ...
Politike
2 Mars 2024, 11:21
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA-Zëdhënësja e opozitës për çështjet anti-korrupsion, Genta Vangjeli deklaroi sot se një shif...
Politike
2 Mars 2024, 11:03
M.B
Igli Hasani dhe Jeyhun Bayramov
ANTALIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun...