Politike

"Mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit", Zhupa i përgjigjet Kumbaros: Këto toka do jepen falas për oligarkët, do të mbushë zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private

Zhupa përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka shkuar se ministrja po mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit. 

2 Mars 2024, 18:45 Nga N.F
"Mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit", Zhupa i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me intervistën e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluar së fundmi në emisionin “Kjo javë” në News24 ku foli në lidhje me ligjin e "Zonat e Mbrojtura". Zhupa përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka shkuar se ministrja po mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit. 

Zhupa më tej shtoi se Kumbaro do të mbushë zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private, klientësh dhe familjarësh të pushtetit gjë të cilen minsitrja e quan dritëgjatësi.

Reagimi i plotë:

Pafytyrësia dhe papërgjegjshmëria e një ministre mjedisi që mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit! Mirela Kumbaro do mbush zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private, klientësh dhe familjarësh të pushtetit dhe këtë e quan dritëgjatësi!!!! “Të anatemosh ata që investojnë është dritëshkurtësi” shprehet Kumbaroja e ligjit në një intervistë televizive. A thua se po investojnë në tokën e tyre, në biznes privat dhe po anatemohem për këtë?!

Ndërkohë që Kumbaro po shkatërron zonat e mbrojtura duke i kthyer praktikisht në toka truall, ku mund të ndërtohen edhe betonizohen. Këto toka do jepen falas për oligarkët, do shndërrohen nga publike në private, duke shkatërruan edhe gjithë mjedisin dhe ekosistemin e vecante që kanë. Këto qënkan veprime dritëgjata për një ministre?

Në fakt këto veprime janë kriminale, ligje klienteliste, me porosi që shkatërrojnë shtetit e së drejtës dhe të mirën publike. Projekti i Divjakës është njeri prej shkatërrimeve që është gati, por rradhën e ka Shushica, Pishë-Porro, Parku Kombëtar i Butrintit edhe dhjetra pika të tjera.
Mirela duhet të dilte në televizione vetëm për të lajmëruar dorëheqjen e saj, nëse do kishte dinjitet, me këtë masakër mjedisore që kanë përgatitur.

ina zhupa mirela kumbaro butrinti divjaka

Sondazh

Poll