Sport

VIDEO/ Chelsea po shkon keq e më keq, tifozët tashmë po këndojnë për Mourinhon, trajneri Pochettino reagoi kështu...

“Unë do të vazhdoj të punoj për ta ndryshuar këtë perceptim",- tha trajneri.

3 Mars 2024, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Chelsea po shkon keq e më keq, tifozët tashmë po

ANGLI - Chelsea barazoi (2-2) në Brentford dhe zë vendin e 11-të në Premier League, në vazhdën e një tjetër sezon për t'u harruar. Tifozët e ‘bluve’, të ngopur me atë që po ndodhte në fushë, nisin të thërrisnin dhe të këndonin për José Mourinhon. 

Pas ndeshjes, për këto brohoritje është pyetur trajneri i londinezëve, Mauricio Pochettino. "Më thanë, por nuk i dëgjova, nuk është e vështirë për mua t'i kuptoj. Eshtë normale, ne po humbnim dhe ata shprehin zhgënjimin e tyre. Unë si trajner jam një nga ata që janë përgjegjës.

Jam pyetur nëse e ndjej dashurinë nga tifozët. Jo. Megjithatë nuk jam i shqetësuar, pasi kjo marrëdhënie është e çimentuar përmes rezultateve. Unë do të vazhdoj të punoj për ta ndryshuar këtë perceptim",- tha trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll