Sport

DEMTIMI/ Diakhaby mund të jetë jashtë fushës për një vit, pas dislokimit të gjurit…

I nxjerrë me barelë pas një përplasjeje me Aurélien Tchouaméni gjatë Valence-Real Madrid (2-2), të shtunën, qendërmbrojtësi Mouctar Diakhaby mund të jetë i padisponueshëm për një vit, për shkak të një dislokimi të gjurit të djathtë.

3 Mars 2024, 17:44 Nga DOSJA

DEMTIMI/ Diakhaby mund të jetë jashtë fushës për

SPANJE - Qëndrimet e shokëve të skuadrës, si dhe ato të lojtarëve të Real Madridit, duke mbajtur fytyrat me të dyja duart, duke u grimosur nga dhimbja apo duke parë larg, paralajmëruan se për Mouctar Diakhaby lajmet do të ishin të këqija.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë takimit mes Valencias dhe Real Madridit (2-2), ai u nxorr me barelë në minutën e 86-të, pasi Aurélien Tchouaméni u rrëzua në mënyrë të pavullnetshme dhe me gjithë peshën e tij, në këmbën e djathtë të zgjatur të 27-vjeçarit nga Guinea.

Ekzaminimet e para të bëra nga mbrojtësi i Valence CF konfirmuan dëmtimin e tij shumë të rëndë. “Mouctar Diakhaby vuan nga një dislokim i gjurit të tij të djathtë”,- thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të tij të dielën. Ky është një dislokim i plotë i gjurit, që përgjithësisht rezulton në këputjen e dy deri në katër ligamenteve, me njërën këmbë që zhvendoset nga kofsha.

DEMTIMI/ Diakhaby mund të jetë jashtë fushës për

I transportuar menjëherë në spital të shtunën në mbrëmje, Diakhaby e kaloi natën atje. Këtë të diel, ai është ende “i shtruar në spital për ndjekje klinike, në pritje të ekzaminimeve të mëtejshme”. Duke pasur parasysh natyrën e lëndimit të tij, ai mund të jetë i padisponueshëm për një vit, sipas këshillave fillestare mjekësore.

Pavarësisht natyrës së pavullnetshme të dëmtimit, Aurélien Tchouaméni kërkoi falje mbrëmjen e së shtunës në rrjetin social ‘X’: “Me të vërtetë më vjen keq për atë që ndodhi, Mouctar Diakhaby.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll