Bota

E zhdukur prej 7 vitesh, policia gjen gruan falë britmave të saj në një motel

Ajo telefonoi njerkun e saj dhe tha se po mbahej kundër dëshirës në një motel në Inkster, Michigan.

3 Mars 2024, 16:09 Nga S.B
E zhdukur prej 7 vitesh, policia gjen gruan falë britmave të saj
Moteli Evergreen

SHBA- Oficerët e policisë së Michigan-it gjetën një grua që ishte zhdukur prej 7 vitesh falë britmave të saj, viktima dyshohet se është në rrezik të një skenari të trafikimit të qenieve njerëzore, megjithëse autoritetet po përpiqen të kuptojnë nëse është një situatë dhune në familje apo jo. Një grua identiteti i së cilës nuk është zbuluar u lirua pasi familja mori një telefonatë nga ajo që nga zhdukja e saj në vitin 2017.

Ajo telefonoi njerkun e saj dhe tha se po mbahej kundër dëshirës në një motel në Inkster, Michigan. Edhe pse policia nuk kishte një vendndodhje specifike se ku ishte hoteli, trupat kërkuan zonën për të gjetur vendin e duhur. Oficerët përcaktuan se ajo po mbahej në Motelin Evergreen.

Sapo mbërritën në hotelin Evergreen, oficerët e dinin se ishin në vendin e duhur, pasi dëgjuan një lloj zhurme të qari dhe ulëritje. Nënkoloneli i Policisë së Shtetit të Miçiganit, Mike Shaw, tha se kur hapën dhomën, e gjetën gruan vetëm teksa armët dhe droga gjendeshin kudo në dhomë. Ajo nuk ka pësuar dëmtime fizike, por është duke iu nënshtruar vlerësimit psikiatrik.

Menjëherë pasi u gjet, ajo u ribashkua me familjen e saj dhe u transferua në spitalin lokal për ekzaminim të mëtejshëm. Oficerët e zbatimit të ligjit për trafikimin e qenieve njerëzore po vlerësojnë nëse ky është rasti i një personi të zhdukur që u shkaktua nga rrëmbimi apo nëse ishte një rast dhune në familje ku viktima ishte detyruar të bashkëpunonte

"Nuk dua ta përdor fjalën rrëmbim sikur dikush e kapi dhe e çoi në atë vend. Mund të ketë nisur si një marrëdhënie që kthehet në mbajtje kundër vullnetit tënd dhe në trafikim." përfundoi togeri i Policisë.

shba gruaja e zhdukur per 7 vite

Sondazh

Poll