Bota

Burri i Osmanit shpërthen ashpër ndaj Vuçiç: President analfabet, kujtim i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje

Ai e ka cilësuar presidentin serb analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.

3 Mars 2024, 14:43 Nga r.ll
Burri i Osmanit shpërthen ashpër ndaj Vuçiç: President
prindon sadriu dhe vjosa osmani

KOSOVË-Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes  së Kosovës Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në “X”, Sadriu ka shkruar se Vuçiç, kishte thënë se Serbia do të detyrohej të merr vendime të ndryshme, ku përmes tyre do të dërgojë pagesat për serbët e Kosovës. Ai e ka cilësuar presidentin serb analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në "X". 

 

prindon sadriu aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll