3 Mars 2024, 15:14
Nga h.k
Foto ilustruese
ZVICËR-Zvicra ka votuar për rritje të numrit të pensioneve për të moshuarit, në një referendum të mbajtur të dielën, sipas parashikimeve preliminare të transmetuesit publik SRF.
Sipas raportimeve, 58 për qind e pjesëmarrësve e kanë përkrahur një pension të 13-të gjatë vitit, dhe 42 për qind kanë qenë kundër.
Kjo masë, që është shtyrë prej sindikatave të punëtorëve dhe partive të majta ose të qendrës, duhet të ketë miratimin e shumicës së 26 kantoneve zvicerane.
Margjina e fitores nënkupton se diçka e tillë mund të arrihet, sipas transmetuesit zviceran.
“Ky hap është një arritje e madhe prej perspektivës së sindikatave”, ka thënë Lukas Golder prej kompanisë së sondazheve gfs.bern, në disa komente për televizionin SRF.
Qeveria, organizatat biznesore lobuese dhe parlamenti, që tani ka shumicë të të djathtëve, e kanë kundërshtuar propozimin dhe e kanë konsideruar si të papërshtatshëm financiarisht.
Në të kaluarën, votuesit zviceranë kanë qenë të kujdesshëm në miratim të masave që i kanë konsideruar të rrezikshme për bizneset.
Votimi për prensionet është në kontrast me referendumet e mbajtura në dekadat e fundit në Zvicër, në të cilat janë kundërshtuar propozimet për shkurtim të ditëve të punës, apo të më shumë festave.
Megjithatë, së fundi, kostoja e jetës përbën shqetësim të madh.
Cyrihu në Zvicër, bashkë me Singaporin janë shpallur qytetet më të shtrenjta në botë, sipas një studimi të publikuar në nëntor nga The Economist Intelligence Unit.
Mery, një zvicerane 65-vjeçare, ka thënë se rritja e numrit të pensioneve ka kuptim.
“Jam e pensionuar tani dhe natyrisht që dua më shumë”, ka thënë ajo.
Ende nuk dihet se prej nga do të ndahen fondet për këtë rritje pensionesh, vendim që duhet të hyjë në fuqi më 2026.
Pensioni për të moshuarit në Zvicër është 1.225 franga në muaj dhe maksimumi është 2.450 franga.
Për çiftet shuma shkon në 3.675 franga.
Zviceranët kanë votuar edhe për iniciativën për të rritur moshën e pensionimit, mirëpo diçka e tillë është kundërshtuar me shumicë votash.
pensioni i 13 ne zvicer
Bota
3 Mars 2024, 14:43
r.ll
prindon sadriu dhe vjosa osmani
KOSOVË-Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpë...
Bota
3 Mars 2024, 14:37
E. D
foto nga protesta
KOREJA E JUGUT- Mijëra mjekë në Korenë e Jugut dolën në rrugët e Seulit të dielën ...
Bota
3 Mars 2024, 14:24
r.ll
rakete balistike
DETI I KUQ- Houthi-t e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të dielën se do të vazhdojnë t&eu...
Bota
3 Mars 2024, 14:16
E. D
foto ilustruese
MALAJZI- Teksa po shënohen 10-vjetori i zhdukjes, Malajzia po bën presion për rifillimin e kërkimeve për fluturimi...
Bota
3 Mars 2024, 13:54
E. D
Georgia Meloni dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni u takuan në Shtëpin&eu...
Bota
3 Mars 2024, 13:27
E. D
fotot ilustruese
FRANCË- Një vajzë shtatëvjeçare ka humbur jetën pasi një varkë me emigrantë është...
Bota
3 Mars 2024, 13:18
r.ll
gaforret e kuqe
AUSTRALI- Çdo vit në ishullin e Krishtlindjeve në Australi, 50 milionë gaforre udhëtojnë nga shtë...
Bota
3 Mars 2024, 13:16
r.ll
olaf scholz dhe emmanuel macron
FRANCË- Ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné nuk shikon përçarje mes Be...
Bota
3 Mars 2024, 12:51
E. D
burgu
ITALI- Mëngjesin e djeshëm ka pasur një përleshje në burgun e Ternit në Itali, duke rritur kështu tensionet brenda...
Bota
3 Mars 2024, 12:34
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Ndërsa Meksika përgatitet për zgjedhjet më të mëdha në historinë e saj, krimi...