Bota

Biden bëhet sërish viral, puth në kokë Melonin gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Biden e ka pritur në Zyrën Meloni me këngën "Georgia on my mind" nga Ray Charles, ndërsa pas largimit të saj e ka përshëndetur duke e puthur në kokë.

3 Mars 2024, 13:54 Nga E. D
Biden bëhet sërish viral, puth në kokë Melonin gjatë
 Georgia Meloni dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni u takuan në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë. Biden e ka pritur në zyrë Melonin me këngën "Georgia on my mind" nga Ray Charles, ndërsa teksa ajo po largohej, presidneti e ka përshëndetur duke e puthur në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.

Në këtë takim, të dy udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi. Në të njëjtin takim, Biden bëri një tjetër gafë ku ngatërroi Rripin e Gazës me Ukrainën.

joe biden georgia meloni

Sondazh

Poll