Bota

Po kalonin Kanalin anglez për në Britani, mbytet varka me 16 emigrantë, humb jetën një 7-vjeçare

Fëmija ishte në mesin e 16 personave në bordin e varkës kur ajo u përmbys pak pasi u nis në Canal de l'Aa në Watten, rreth 20 milje larg nga Calais.

3 Mars 2024, 13:27 Nga E. D
Po kalonin Kanalin anglez për në Britani, mbytet varka me 16
fotot ilustruese

FRANCË- Një vajzë shtatëvjeçare ka humbur jetën pasi një varkë me emigrantë është përmbytur në veri të Francës. Fëmija ishte në mesin e 16 personave në bordin e varkës kur ajo u përmbys pak pasi u nis në Canal de l'Aa në Watten, rreth 20 milje larg nga Calais.

Ajo ishte me tre vëllezërit e motrat e saj, nënën shtatzënë dhe babanë, raportuan zyrtarët lokalë, ndërsa anëtarët e mbijetuar të familjes u dërguan në spital në Dunkirk. Kanali është një rrugë e përdorur rregullisht nga migrantët që përpiqen të kalojnë Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Varka, ndoshta e vjedhur sipas Bertrand Gaume, prefekt i rajonit Hauts-de-France, mbante gjithashtu një çift dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël. Asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën. Një strukturë është ngritur në bashkinë në Watten për të shpëtuarit për të marrë strehim dhe ushqim.

francë

Sondazh

Poll