Bota

VIDEO/ Aksident zinxhir në Londër, përplasen 15 makina, plagosen 34 persona

Në aksident u përfshinë 15 makina ndërsa ngjarja u regjistrua pranë aeroportit Gatwick në Londër.

2 Mars 2024, 22:48 Nga N.F
VIDEO/ Aksident zinxhir në Londër, përplasen 15 makina, plagosen
Pamje nga vendi i ngjarjes

LONDËR- Një aksident masiv është regjistrur në Londër ku rreth 34 persona janë lënduar. Në aksident u përfshinë 15 makina ndërsa ngjarja u regjistrua pranë aeroportit Gatwick në Londër.

Policia konfirmoi se ka disa të lënduar nga aksidenti, me katër të dërguar në spital pasi automjetet u përplasën në M23 në Sussex midis Craëley dhe Horsham. Autostrada u mbyll për katër orë pas shiut të rrëmbyeshëm dhe pasi një stuhi breshëri goditi zonën. Sipas dëshmitarëve thanë se rruga u kthye në një "shesh patinazhi".

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa makina të “rrotulluara” me dëme të konsiderueshme dhe disa duket se kanë përfunduar në një kanal aty pranë. 

londer aksident palgosje

Sondazh

Poll