Bota

Treni tregtar del nga shinat në SHBA/ Evakuohen banorët nga kimikatet e lëshuara në atmosferë

Dalja nga shinat ndodhi pranë bllokut 2200 të Riverside Drive në Loëer Saucon Township të shtunën në mëngjes. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë raportuar për të lënduar. Sipas vlerësimeve të para, të paktën tre vagonë ​​për arsye të panjohura kanë dalë nga shinat, me pasojë daljen nga shinat e pjesës tjetër të trenave.

2 Mars 2024, 21:49 Nga S.N
Treni tregtar del nga shinat në SHBA/ Evakuohen banorët nga kimikatet
Pamje nga vendngjarja

SHBA- Një tren tregtar ka dalë nga binarët në Pensilvan në SHBA ditën e sotme. Pamjet e transmetuara përmes mediave tregojnë kaosin në vendngjarje, teksa dhjetëra vagona përplasen me njëri-tjetrin dhe disa prej tyre përfunduan në lumin aty pranë.

Dalja nga shinat ndodhi pranë bllokut 2200 të Riverside Drive në Lower Saucon Township të shtunën në mëngjes. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë raportuar për të lënduar. Sipas vlerësimeve të para, të paktën tre vagonë ​​,për arsye të panjohura kanë dalë nga shinat, me pasojë daljen nga shinat e pjesës tjetër të trenave.

Aksidenti erdhi vetëm disa ditë pasi u zbulua se CEO i Norfolk Southern, Alan H. Shaw, po merrte një rritje page prej 37% në vitin 2023, në të njëjtin vit që kompania e tij u përfshi në një tjetër dalje nga shinat në Ohajo.

Në fakt, banorët e Ohajos nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre pasi u detyruan të largohen kur rrëzimi nga shinat derdhi mijëra litra kimikate toksike në atmosferë. Si pasojë, lumenjtë u ndotën dhe qindra banorë të zonës u ankuan për probleme shëndetësore.

trena shba incident

Sondazh

Poll