Bota

E rëndë në Serbi, çifti vret dy fëmijët e mitur më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

Vdekja e djemve është lidhur me vetëvrasjen e një çifti të cilët u hodhën nga një pallat 17-katësh.

2 Mars 2024, 22:26 Nga N.F
E rëndë në Serbi, çifti vret dy fëmijët e mitur
Pamje nga vendi i ngjajres

SERBI- Një ngjarje e rëndëështë regjistruar në Serbi ku mësohet se janë gjetur dy fëmijë të vdekur. Sipas informacioneve jozyrtare mediat serbe raportojnë se sot policia ka gjetur trupat e dy djemve në rrugën Toma Maretić në Petrovaradin. Vdekja e djemve është lidhur me vetëvrasjen e një çifti të cilët u hodhën nga një pallat 17-katësh.

Të premten rreth orës 22:00, ekipi i urgjencës ka dalë në terren në Bulevardin Cara Lazara 7, ku një 25-vjeçar dhe një grua 23-vjeçare janë hedhur nga një pallat 17-katësh.

Çifti i martuar nuk jetonte në atë pallat, por sipas informacioneve jozyrtare, në banesën në Petrovaradin ku jetonin vranë fëmijët e tyre, një dhe tre vjeç dhe më pas u nisën për në Novi Sad, thyen derën nga dalja në çati dhe u hodhën.

serbi vrasje

Sondazh

Poll