Bota

Stuhi e fortë në Kaliforni, shtëpitë dhe bizneset bllokohen në dëborë

Sasia e mëdha e borës shkaktoi bllokime trafiku në shumë rrugë, me drejtues të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra. Qindra shtëpi dhe biznese janë fundosur në dëborë në Liqenin Donner. Reshjet e vazhdueshme të borës prej 48 orësh kanë shkaktuar dhjetëra probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

2 Mars 2024, 22:21 Nga S.N
Stuhi e fortë në Kaliforni, shtëpitë dhe bizneset bllokohen
Foto Ilustrim

SHBA- Një stuhi dëbore e papritur ka goditur Kaliforninë veriore në SHBA, që nga mbrëmja e së enjtes së kaluar, duke shkaktuar probleme serioze në dhjetëra zona, veçanërisht në Sierra Nevada.

Sasia e mëdha e borës shkaktoi bllokime trafiku në shumë rrugë, me drejtues të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra. Qindra shtëpi dhe biznese janë fundosur në dëborë në Liqenin Donner. Reshjet e vazhdueshme të borës prej 48 orësh kanë shkaktuar dhjetëra probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Shpërthimet e erës deri në 305 km/h  ka bërë që të mbyllen janë  parqet kombëtare, vendpushimet e skive dhe një rrugë arteriale ekskluzivisht për kamionë.

stuhi bore kaliforni shba

Sondazh

Poll